KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dhuna në familje në rajonin e Pejës, një burrë dërgohet në mbajtje – tjetri lirohet

Dhuna në familje në rajonin e Pejës, një burrë dërgohet në mbajtje – tjetri lirohet

Për dy raste të dhunës në familje ka raportuar Policia Rajonale në Pejë, që janë denoncuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Klinë, më 5 nëntor, rreth orës 13:30, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës në familje ndaj një gruaje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në Pejë, rreth orës 17:00, ku një grua ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në këtë rast, të dy palët janë intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.