KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dhjetor dhe janar, qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë mund t’i marrin ato nga nesër

Dhjetor dhe janar, qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë mund t’i marrin ato nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se që nga nesër, familjet të cilat nuk e kanë marrë subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe përfituesit e muajit shkurt, do të mund ta përfitojnë atë.

“Nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre, në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme”, thuhet në njoftim.

Programi për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme synon lehtësimin e shpenzimeve për energji elektrike për familjet më në nevojë, duke u mundësuar atyre të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë.

Ky është një hap i rëndësishëm për të mbështetur familjet më të cenueshme në vend dhe për t’u siguruar që asnjë familje nuk mbetet pas në përballimin e faturave të energjisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.