KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Detaji i kuq që ndryshon gjithçka: Trendi që po thyen monotoninë e interierëve bezhë

Detaji i kuq që ndryshon gjithçka: Trendi që po thyen monotoninë e interierëve bezhë

Nga llambat dhe jastëkët te mobiliet e vogla, e kuqja përdoret si element surprizë për t’i dhënë hapësirës më shumë energji dhe karakter

E kuqja po rikthehet fuqishëm edhe në dizajnin e interierit. Pas dominimit të toneve neutrale dhe estetikës “barbiecore”, një qasje e re po fiton vëmendje: “teoria e së kuqes së papritur”.

Ideja është e thjeshtë: mjafton të shtoni një element të kuq në një vend ku nuk pritet për t’i dhënë hapësirës më shumë energji, karakter dhe freski.

Mund të jetë një llambë, një karrige, një tavolinë e vogël, një kornizë dritareje apo edhe një dollap kuzhine në nuancë të kuqe tulle. Pikërisht kontrasti me ambientin neutral krijon efektin më interesant.

Balancojeni me tone neutrale

E kuqja është një ngjyrë e fuqishme, ndaj nuk duhet përdorur me tepri. Kombinimi i saj me bezhë, të bardhë, gri apo nuanca guri krijon një pamje më të harmonishme.

Për një interier më modern, ajo mund të kombinohet edhe me të kaltër, të gjelbër apo nuanca të buta të së verdhës.

Nuancat e errëta, si bordo, e kuqja e verës apo tonet e shegës, duken veçanërisht elegante me dru të errët dhe detaje metalike të arta.

Filloni me detaje të vogla

Nëse nuk dëshironi ndryshime të mëdha, filloni me elemente të vogla dekorative.

Jastëkë, batanije, qilima, vazo, llamba apo vepra arti në të kuqe mund ta ndryshojnë menjëherë atmosferën e një dhome.

Ky trend funksionon pikërisht sepse e kuqja përdoret si element surprizë, jo si ngjyrë dominuese.

Foto: Shutterstock

Për ata që duan më shumë guxim

Nëse preferoni një stil më eklektik, mund ta lyeni një mur të tërë në të kuqe ose të përdorni forma gjeometrike me këtë ngjyrë.

Edhe një divan i kuq, një kolltuk, një raft librash apo një kuzhinë me elemente të kuqe mund të krijojnë një pamje shumë karakteristike.

Në fund, “teoria e së kuqes së papritur” tregon se nuk është gjithmonë e nevojshme të ndryshoni gjithë interierin. Ndonjëherë, vetëm një detaj i guximshëm në vendin e duhur mjafton që hapësira të duket krejt ndryshe.

Foto: Shutterstock

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.