Tre fëmijë, të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Silver Rail”, në qytetin Bend të Oregonit, në SHBA, javën e kaluar.
Një mësuese 54-vjeçare, e cila mbijetoi pas këtij sulmi, tregoi se u shtir si e vdekur në mënyrë që autori të mos e qëllonte sërish, transmeton Klankosova.tv.
Becky Drury, mësuese në shkollën fillore "Silver Rail", deklaroi për mediat amerikane se, ndërsa po përpiqej të mbyllte derën e klasës, autori e qëlloi dhe ajo ra në dysheme.
"Bëra të vetmen gjë që mund të bëja: u shtira si e vdekur, me shpresën se ai nuk do të më qëllonte më", tha Drury.
Sipas BBC, Drury pësoi lëndime të rënda, por jo kërcënuese për jetën, gjatë incidentit ku humbën jetën Rhoam Summer (5 vjeç), dy fëmijë të tjerë (8 dhe 11 vjeç) dhe mësuesja 25-vjeçare Megan Lambert.

