KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje për operacionin e gjerë të zhvilluar të mërkurën në disa rajone të vendit, i cili rezultoi me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me mbështetjen e Doganës dhe ATK-së.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e personave me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q.

Ata dyshohen për veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Dokumente të rreme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sipas autoriteteve, hetimet kanë krijuar dyshimin e bazuar se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet dhe duke kryer shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.