KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

‘Dështim’ në kinema, fitim milionësh – sa fitoi Melania Trump nga dokumentari i saj

‘Dështim’ në kinema, fitim milionësh – sa fitoi Melania Trump nga dokumentari i saj

Dokumentari për Melania Trump, me titull “Melania”, ka sjellë rezultate të përziera si në vlerësimet e kritikëve ashtu edhe në performancën komerciale.

Filmi u publikua në kinema në janar dhe u prit me reagime të ndryshme në publik dhe media.

Kritikët e kanë vlerësuar shumë dobët projektin, ndërsa publiku është treguar dukshëm më pozitiv, duke i dhënë nota shumë më të larta në platforma si Rotten Tomatoes.

– YouTube www.youtube.com

Megjithatë, pavarësisht këtij kontrasti në vlerësime, filmi nuk arriti sukses në arkat filmike dhe u konsiderua një dështim komercial.

Në total, produksioni ka gjeneruar rreth 15.3 milionë euro në mbarë botën, një shifër e ulët krahasuar me investimet e mëdha që janë bërë në projekt.

Sipas raportit financiar të publikuar të Donald Trump, Melania Trump ka përfituar personalisht mbi 9.2 milionë euro nga ky dokumentar, përmes licencimit të imazhit të saj për producentët.

Raporti i gjerë financiar, i cili përfshin qindra faqe dokumentesh, ka zbuluar detaje të plota rreth të ardhurave të saj nga ky projekt.

Donald dhe Melania

Pavarësisht rezultateve të dobëta në kinema, Donald Trump e ka mbrojtur filmin, duke e quajtur Melanian ‘yll filmi’ dhe duke pretenduar se projekti ka pasur më shumë sukses sesa raportojnë shifrat zyrtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.