TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK-ja
    Lajme

    Dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK-ja

    By A.JApril 17, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara.

    I pyetur nga ZPS para se të kalojë në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës.

    Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selinë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.

    Dëshmitari u pyet se çka ndodhi në varrimin që përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së.

    “Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes”

    Kur e keni dëgjuar për herë të parë UÇK-në?

    Dihet që ka ekzistu Ministria e Mbrojtjes. UÇK si formacion është dalë pak ma vonë. Më 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

    Para sulmit tek Jasharët, si e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?

    Po që ju prijshin aksioneve ndaj ushtrisë serbe dhe me komunikatat e tyre që i merrshin përgjegjësitë, thojshin që këto i ka kry UÇK-ja.

    Ju në 97-ën e keni parë këtë komunikatë vet?

    Jo, vetëm përmes pjesës së informimit. Në do gazeta të shkruara në Prishtinë. Në gazetën Koha Ditore, Bujku, edhe Televizioni Shqiptar. Përmes satelitëve.

    Si u bë UÇK publike?

    UÇK u bë publike në vitin 1997 në Llaushë me vrasjen e mësuesit Halit Geci. Pas vrasjes së Jasharajve, i madh e i vogël u kyçën në UÇK.

    Çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së?

    Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.

    Të nisim me Mujë Krasniqin, a e mbani mend Mujë Krasniqin të ketë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore?

    Nëse e kujtoj ka qenë pa maskë, kta tjerët kanë qenë me maska.

    A të kujtohet ose e ke mësuar më vonë se kush ishte personi që nuk ishte maskë?

    Të ndjerin e kam njoftë edhe më përpara, ka qenë këngëtar. Ka knu në fshatin tim.

    Kush ishte ky pjesëtar i UÇK-së?

    Mujë Krasniqi.

    Prokurori ka vazhduar edhe më tutje me pyetje për Mujë Krasniqin.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x