KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Deschamps mbron Mbappen mes kritikave për egoizëm

Deschamps mbron Mbappen mes kritikave për egoizëm

Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, i doli në mbrojtje Kylian Mbappe kur u pyet për egoizmin e tij.

Deschamps ka këmbëngulur se sulmuesi i Real Madridit është një frymëzim i madh për të rinjtë dhe një lider i vërtetë me “Les Bleus”.

“Kylian, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, lojtarët e rinj e adhurojnë. Keni këtë imazh të tij si një djalë egoist dhe individualist, dhe është e vërtetë që edhe një sulmues duhet të jetë egoist, por mund t’ju siguroj se brenda ekipit kombëtar francez, ai sillet si kapiten”, ka thënë Deschamps.

Mbappe duket se është një nivel më i lartë se të tjerët midis sulmuesve më të mirë në Evropë për shkak të formës së tij të pandalshme.

Ai do të përpiqet ta përkthejë këtë në ekipin kombëtar në Kupën e Botës në qershor në ShBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.