Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar dje afaristin pejan dhe ish-politikanin Ramiz Kelmendi në zyrë të tij.
Kelmendi përmes një postimi e ka quajtur të frytshëm takimin me kryeministrin Kurti, politikani që dikur e kritikonte ashpër biznesmenin në fjalë.
“Një takim i frytshëm me temë për mbështetje të vazhdueshme dhe më të qëndrueshme për prodhuesit e vendit, e me mundësi që këta prodhues të mbështeten edhe në tregjet e rajonit.” – ka thënë ai.
Në fund, Kelmendi ka shkruar se në takim është thënë se qytetarët do ta kenë fjalën e fundit “me konsumimin dhe përdorimin e prodhimeve vendore”.
Për takimin e Kurtit me Kelmendin ka reaguar edhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti. Ajo në një koment të bërë në një postim të gazetarit Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri Kurti po ia kthen borxhin Kelmendit për kamionët e rrotullum.
“…Vehbi Kajtazi mos e nguc njerin se eshte kah ia kthen borxhin e kamionave te rrotullum, natyrisht jo me pare prej xhepit personal,”- ka shkruar Dërguti.
Tutje, Durguti ka thënë se këtë Kurti nuk po e bën me para të xhepit personal.