KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dërgohen në mbajtje katër shtetas të Turqisë, mbajtën për 12 orë një person në Prizren

Dërgohen në mbajtje katër shtetas të Turqisë, mbajtën për 12 orë një person në Prizren

Katër persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale të shtrëngimit, të privimit të kundërligjshëm nga liria, si dhe të lëndimit të lehtë trupor.

Të dyshuarit janë shtetas të Turqisë dhe rasti raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor të këtij viti në Prizren.

Sipa raportit 24-orësh, më 9 nëntor është arritur që të identifikohen të dyshuarit, për shkak se të njëjtit fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Turqisë dhe pastaj e kishin futur në një veturë dhe e kishin mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private.

“Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.