Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu nuk ka lëshuar foltoren e Kuvendit, edhe pas përfundimit të minutave që janë të paraparë për një deputet gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës.
Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i bëri thirrje të zgjedhurës së popullit të mos e pengojë procesin e seancës, transmeton Klankosova.tv.
“Dil në një konferencë për media, ose shfrytëzoje një moment tjetër”, iu drejtuar Haxhiu, Haxhiut.
Megjithatë, edhe pas këtij ‘konflikti’, deputetja e Aleancës nuk lëshoi foltoren edhe për disa momente.
Burimi: klankosova.tv ↗

