KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetja e Aleancës përplaset me Nagavcin në Komisionin për Buxhet: Shkelëse e Kushtetutës, s’ke kërkuar as falje

Deputetja e Aleancës përplaset me Nagavcin në Komisionin për Buxhet: Shkelëse e Kushtetutës, s’ke kërkuar as falje

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, është përplasur në Komisionin për Buxhet me deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Haxhiu ka thënë se Nagavci është shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me përzierjen e saj në kompetencat e nivelit lokal.

“Po më flet për agjendë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga dita 1 deri në ditën e fundit. Por vec po i referohem fjalës së saj. Është fakt që zonja Nagavci si ministre është shkelëse e Kushtetutës. Unë e di përvojen e secilës. Jeni numër një për shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Haxhiu.

Tutje deputetja e Aleancës ka thënë se LVV janë praktikantë dhe do të përfundojnë si të tillë.

Ajo ka thënë se Nagavci të paktën s’ka kërkuar as falje për një shkelje të tillë.

Pas kësaj, Nagavci e ka marrë fjalën duke thënë se nuk dëshiron që të futet në debat me Haxhiun, duke thënë se edhe në të kaluarën ka pasur deklarime të tilla dhe se për këtë e ka paditur.

“Do të evidentohet tendenca e saj për shpifje”, ka thënë Nagavci./Express

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.