KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetja australiane humb të dyja këmbët, bashkëshorti tregon për gjendjen e saj

Deputetja australiane humb të dyja këmbët, bashkëshorti tregon për gjendjen e saj

Deputetes së pavarur australiane, Helen Haines, 65 vjeçe, i janë amputuar të dyja këmbët pas një incidenti të rëndë që i shkaktoi lëndime serioze.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Phil Haines, i cili ka treguar se fillimisht mjekët ia amputuan këmbën e majtë, ndërsa këtë mëngjes është dashur t’ia amputojnë edhe këmbën e djathtë.

Megjithatë, ai ka dhënë edhe një lajm pozitiv, duke bërë të ditur se Helen është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme.

“Lajmi i mirë është se Helen është gjallë dhe në gjendje stabile. Kjo është gjëja më e rëndësishme për familjen tonë”, ka deklaruar ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Phil Haines ka theksuar se gjërat më të rëndësishme për familjen janë zemra dhe mendja e Helenit, duke e përshkruar atë si një person të dhembshur, të kujdesshëm dhe të dashur, si dhe me një intelekt të jashtëzakonshëm.

“Jemi mirënjohës dhe falënderues që, në këtë fazë, si zemra ashtu edhe mendja e saj janë në gjendje të mirë”, ka thënë ai.

Helen Haines është deputete e pavarur në Dhomën e Përfaqësuesve të Australisë, ku përfaqëson zonën zgjedhore Indi, në shtetin e Viktorias. Ajo u zgjodh për herë të parë në vitin 2019 dhe u rizgjodh në vitet 2022 dhe 2025.

Para karrierës politike, Haines ishte trajnuar si infermiere dhe mami. Ajo kishte udhëhequr një spital në Viktoria që në moshën 26-vjeçare, ndërsa më vonë kishte përfunduar studimet master dhe doktoraturën, duke rritur njëkohësisht tre fëmijët e saj.

Gjatë angazhimit të saj politik, ajo ka mbështetur veprimet për mbrojtjen e klimës dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.

Deputetja tjetër e pavarur, Zali Steggall, e cila ulet pranë Haines në parlamentin federal, e ka përshkruar atë si një person që gëzon dashuri dhe respekt të madh.

Haines jeton me familjen e saj në një fermë të vogël blegtorale, në afërsi të qytetit Wangaratta./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.