Deputeti kroat Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, gjithashtu ka kritikuar ashpër skenën politike në Serbi, duke e akuzuar atë për promovimin e ideologjisë çetnike.
Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë, ka theksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar, raporton Rtklive, transmeton Klankosova.tv.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”
Ai ka theksuar se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t'u përgjigjet qartë provokimeve që vijnë nga politika serbe.
Burimi: klankosova.tv ↗

