Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Ivica Çoviq, është parë në ambientet e Kuvendit i veshur me një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Studenti pobeduju”.
Mbishkrimi në gjuhën serbe përkthehet si “Studentët fitojnë” ose “Studentët triumfojnë”.
Çoviq është fotografuar mes ulëseve të deputetëve, gjatë qëndrimit në sallën e Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/

Burimi: lajmi.net ↗

