Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta dërguar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Rrahmani ka thënë se vendimi i Qeverisë është rezultat i protestës, duke kërkuar që tash presioni të drejtohet ndaj Kuvendit dhe deputetëve për ta proceduar dhe votuar sa më shpejt këtë projektligj.
Ai ka bërë të ditur se do të votojë “PËR”, duke e cilësuar këtë si votën me peshën më të madhe të ndërgjegjes gjatë katër mandateve të tij si deputet.
“Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua!
Tash, protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi dhe te secili deputet, që ligji të sillet sa më parë në Kuvend, madje qysh nesër, dhe të hidhet në votim.
Unë do të votoj PËR!
Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet.
Tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet!”, ka shkruar Rrahmani./Telegrafi/