Miograd Deniq, është një nga të rinjtë e pakët serbë i cili synon që jetën e tij ta ndërtojë dhe zhvillojë në Kosovë.
Ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova foli rreth angazhimeve të tij.
Deniq pati edhe një porosi rreth dilemave se të rinjtë serbë nuk duan të integrohen në Kosovë.
"Krejt varet kënd e pyesni. Sepse nëse e krahasojmë pjesën veriore dhe do të thosha ndoshta Graçanicën ose ndonjë fshat rreth Gjilanit, p.sh njerëzit që jetojnë në Graçanicë ata janë integruar që një kohë të gjatë, ata paguajnë, gjegjësisht respektojnë sistemin kosovar, shkojnë në komuna normalisht, përderisa në pjesën veriore kishte shumë probleme në integrim. Sepse gjeopolitikisht, ka qenë më afër me Serbinë dhe natyrisht ekzistonin më shumë institucione serbe, por pas Marrëveshjes së Ohrit, janë shuar institucionet serbe dhe njerëzit kanë filluar të integrohen sepse nuk kanë pasur rrethana tjera", deklaroi Deniq në Klan Kosova.

