Gjimnazi “Shaban Hashani” në Ferizaj ka pezulluar mësimin përshkak të dëmeve që janë shkaktuar nga erërat e forta mbrëmë në objektin e shkollës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë gjimnazi përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas njoftimit, mësimi rifillon të hënën normalisht.
Postimi i plotë:
SOT NUK DO TË MBAHET MËSIM!
Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,
Ju njoftojmë se sot, më 20 nëntor 2026, në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj nuk do të mbahet mësim për shkak të dëmeve që shkaktuan erërat e forta mbrëmë në objektin e shkollës.
Për sigurinë tuaj, ju lutemi të mos hyni në oborrin e shkollës. Mësimi rifillon të hënën normalisht!.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

