Kryeqyteti i Indisë, Delhi, ka kaluar Lahoren e Pakistanit duke u renditur si qyteti më i ndotur në botë, pasi cilësia e ajrit ka rënë në nivele alarmante.
Sipas organizatës zvicerane IQAir, indeksi i ndotjes së ajrit në Delhi arriti në 334, ndërsa autoritetet indiane regjistruan nivelin 403, të cilin e klasifikuan si shumë të rëndë.
Smogu i dendur ka mbuluar qytetin me rreth 20 milionë banorë, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ndotja në rajon përkeqësohet gjatë dimrit për shkak të emetimeve të automjeteve, pluhurit nga ndërtimet dhe djegies së mbetjeve bujqësore, të cilat bllokohen nga ajri i ftohtë.
Burimi: klankosova.tv ↗

