Rafineria kryesore e naftës në Moskë nuk do të rifillojë punën të paktën deri vitin e ardhshëm.
Rafineria e Naftës në Moskë, e cila furnizon më shumë se një të tretën e karburantit të konsumuar në rajonin e Moskës, ndërpreu aktivitetin pas sulmeve me dronë ukrainas më 16 dhe 18 qershor.
Sipas Reuters, të dy njësitë kryesore të përpunimit të naftës janë dëmtuar.
Rafineria pritet të mbetet jashtë funksionit për të paktën gjashtë muaj dhe, në skenarin më optimist, mund të mos rikthehet në punë para vitit 2027.
Rafineria e Naftës në Moskë është një nga ndërmarrjet më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi, me një kapacitet përpunimi prej 11 milionë tonësh naftë të papërpunuar në vit.
Ajo furnizon rreth 40 për qind të tregut të benzinës në Moskë dhe deri në 70% të kërkesës së rajonit të kryeqytetit për karburant dhe vajguri aviacioni.
Analistët vlerësojnë se kostot e rindërtimit mund të arrijnë deri në 1 miliard dollarë. /Telegrafi/
