TË FUNDIT

    Qeveria e Serbisë i referohet saktë Kosovës në një komunikatë zyrtare: Republika e Kosovës

    February 5, 2023

    Scholz: Putini nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

    February 5, 2023

    Xhuli: Vajzat e reja dëshirojnë çanta nga meshkujt, të mençurat duan investime; ndonjë banesë apo diçka

    February 5, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Deklarata skandaloze e Daçiqit: Reçaku ishte inskenim
    Lajme

    Deklarata skandaloze e Daçiqit: Reçaku ishte inskenim

    By A.JJanuary 16, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Deklaratat skandaloze dhe mohuese për masakrën e Reçakut që vijnë nga Beogradi kanë vijuar edhe sot (e hënë).

    Ka qenë ish-zëdhënësi i kriminelit Sllobodan Millosheviq, aktualisht ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq që e ka quajtur Reçakun si inskenim ndërsa tha se u përdor si alibi për të bombarduar Serbinë. Megjithëse kjo nuk është hera e parë që Daçiq deklaron një gjë të tillë.

    Daçiq, për masakrën ku u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm e të paarmatosur, dëshmitë e të cilave i pa e gjithë bota dhe i verifikuan edhe misionet ndërkombëtare, tha se aty ka pasur përleshje me armë.

    “Dëshiroj t’ju kujtoj që William Walker, i cili në atë kohë ishte në kryesi të misionit verifikues të OSBE-së, menjëherë e kishte shpallur se ajo ngjarje në Reçak ka të bëjë me masakër. Për më shumë edhe zyrtarët amerikanë flisnin se janë të vrarë fëmijët, gratë etj. Që do të thotë se, para se të bëhej një lloj analize se a ishte ajo aksion i armatosur në mes të formacioneve të armatosura të shqiptarëve apo kishte të bëjë me civilë. Lidhur me këtë ngjarje kishte shumë fjalë në të kaluarën. Unë them që ai rast është përdorur si arsye për bombardimin e Serbisë… E gjitha kjo ishte një inskenim, se gjoja kishte ndodhur masakër apo vrasje të civilëve. Kjo ngjarje është përleshje e armatosur në mes të grupeve terroriste dhe policisë sonë. Kjo është e vërteta e plotë”, tha Daçiq.

    Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey, Daçiq e falënderoi që ky vend e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, duke pretenduar se janë 27 vende që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

    “Unë dëshiroj që edhe këtu t’i falënderohem sinqerisht sepse në qershor, gjatë takimit tim në Togo, ku kemi biseduar lidhje me çështjen e Kosovës, Togo atëherë kishte marrë vendimin që të suspendojë, ta heq vendimin për njohjen e Kosovës, si shtet të pavarur. Unë i falënderohem dhe edhe njëherë dëshiroj t’ju kujtoj se 27 shtete kanë hequr vendimet për njohjen e Kosovës. Dhe nga pikëpamja jonë kjo është e rëndësishme pasi që hapen mundësitë për marrëveshje, për dialogun, sepse ata të cilët e duan Kosovën e pavarur, duan që t’i bien shkurt, ose me dhunë, ose me anashkalime të votave nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare”, tha Daçiq.

    Deklarata skandaloze për masakrën e Reçakut nga Beogradi zyrtar ka pasur edhe në të kaluarën. Më 5 dhjetor të vitit 2019, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili atëbotë ishte ministër i informatave, deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim dhe falsifikim.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Qeveria e Serbisë i referohet saktë Kosovës në një komunikatë zyrtare: Republika e Kosovës

    February 5, 2023

    Scholz: Putini nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

    February 5, 2023

    Bugajski: SHBA-ja dhe BE-ja kanë ndezur fitil ballkanik me presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit

    February 5, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Qeveria e Serbisë i referohet saktë Kosovës në një komunikatë zyrtare: Republika e Kosovës

    By A.JFebruary 5, 20230

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve…

    Scholz: Putini nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

    February 5, 2023

    Bugajski: SHBA-ja dhe BE-ja kanë ndezur fitil ballkanik me presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit

    February 5, 2023

    9 muaj mësim e një javë pushim, Këshilli i Prindërve me kërkesë ndaj Ministrisë së Arsimit

    February 5, 2023

    TË TJERA

    Xhuli: Vajzat e reja dëshirojnë çanta nga meshkujt, të mençurat duan investime; ndonjë banesë apo diçka

    February 5, 2023

    Zbulohet gjinia e foshnjës së Jonida Vokshit

    February 5, 2023

    Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë

    February 5, 2023

    Pas daljes nga “BBVIP”, Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit: Jam mësuar me një si puna jote atje brenda

    February 5, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Qeveria e Serbisë i referohet saktë Kosovës në një komunikatë zyrtare: Republika e Kosovës

    February 5, 2023

    Scholz: Putini nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

    February 5, 2023

    Xhuli: Vajzat e reja dëshirojnë çanta nga meshkujt, të mençurat duan investime; ndonjë banesë apo diçka

    February 5, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.