Një ngjarje e pazakontë ka tronditur një fermë për fëmijë në Kent të Anglisë, ku shtatë keca njëmuajsh u vodhën gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa zona ishte përfshirë nga stuhi dhe përmbytje.
Punonjësit e fermës kuptuan se diçka nuk shkonte kur dëgjuan dhitë “duke thirrur me zë të lartë të vegjlit e tyre”, të cilët kishin humbur pa gjurmë.
Menaxheri i fermës dyshon se hajdutët hoqën një portë për t’i grumbulluar dhe larguar kafshët.
Ferma u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e kecave, ndërsa në rrjetet sociale ka marrë qindra mesazhe mbështetjeje dhe oferta për ndihmë. /Telegrafi/
