KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Defekti në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa zona në Prizren

Defekti në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa zona në Prizren

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faik Konica”, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se pa furnizim me ujë do të mbesin lagjja Ortakoll, rruga “Ulqini”, rruga “Besim Telaku” dhe rruga “Enver Hadri”.

Sipas kompanisë, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.