Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra, si pasojë e një defekti në gypin kryesor furnizues të stacioneve të pompimit Kojush 1 dhe Kojush 2.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e furnizimit me ujë do të prekë fshatrat Gjonaj, Mazrek, Kojush, Planej, Gorozhup dhe Mile, si dhe zonat përreth.
Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se furnizimi i rregullt me ujë do të rikthehet pas sanimit të defektit dhe krijimit të kushteve të nevojshme për funksionimin e stacioneve të pompimit.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin deri në tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

