KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Deco zbulon prapaskenat e nënshkrimit të Rodrit

Deco zbulon prapaskenat e nënshkrimit të Rodrit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, zbuloi prapaskenën e operacionit të transferimit të Rodrit nga Manchester City gjatë verës.

Gjigantët katalunas e mposhtën Real Madridin në garën për 30-vjeçarin, i cili ka kushtuar rreth 75 milionë euro së bashku me bonuse.

Por, si erdhi transferimi i tij në Camp Nou, vetëm tani e ka zbuluar drejtori sportiv i Barcelonës, Deco.

“Disa muaj më parë, ne nuk po merrnim në konsideratë një transferim sepse mendonim se ai nuk do të largohej nga City”, ka thënë fillimisht Deco.

“Ai kishte edhe një vit në kontratën e tij. Mendonim se do ta rinovonin, por kur dëgjuam se Rodri mund të largohej nga City, fola me Hugo Vianën dhe e telefonova për të mësuar nëse ishte e vërtetë”.

“Ai më tha se kishte një ofertë për të rinovuar kontratën, por nëse vinte një ofertë tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta mbanin”.

“Ia treguam menaxherit për këtë mundësi dhe ai tha po. Pastaj, folëm me agjentin e tij. Real Madrid? Do të duhej të flisnim me të për këtë”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.