KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Debutoi me Kosovën, paraqitja e Dion Kacurit në statistika

Debutoi me Kosovën, paraqitja e Dion Kacurit në statistika

Mesfushori Dion Kacuri e ka shënuar debutimin me fanellën e Kosovës në ndeshjen ndaj Izraelit, duke zhvilluar një paraqitje solide në 59 minutat e tij të para me Dardanët. Statistikat e mesfushorit janë vlerësuar me notën 7.0.

Dion Kacuri ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, e cila u mbyll pa gola, 0-0. Mesfushori i ri u aktivizua në formacionin titullar dhe qëndroi në fushë për 59 minuta, para se të zëvendësohej.

Sipas statistikave të faqes së specializuar Sofascore, Kaçuri e përfundoi debutimin me notën 7.0, duke qenë një prej futbollistëve që pati angazhim të rëndësishëm në mesfushën e Dardanëve.

Formacioni titullar i Kosovës ndaj Izraelit

Në aspektin e pasimeve, 19-vjeçari ishte mjaft i saktë, duke kompletuar 38 nga 41 pasime, ndërsa realizoi me sukses të katër pasimet e gjata që tentoi, pra 4/4.

Kacuri regjistroi gjithashtu 49 prekje të topit, ndërsa pati tri gjuajtje, prej të cilave një ishte në kuadër të portës. Ai realizoi edhe një driblim gjatë minutave të tij në fushë.

Paraqitja e Kacurit në numra

Paraqitja ndaj Izraelit ishte një moment i veçantë për Kacurin, i cili tashmë ka regjistruar ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës dhe është një tjetër prej futbollistëve të rinj që po marrin hapësirë te Dardanët.

Për Kacurin, ky është vetëm fillimi i rrugëtimit me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa paraqitja e tij në Debrecen i dha përzgjedhësit Franco Foda një tjetër opsion në mesfushë për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.