Luis de la Fuente ka reaguar pas fitimit të trofeut Johan Cruyff, që e shpalli trajnerin më të mirë në botë në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026.
Përzgjedhësi i Spanjës u shpreh i nderuar nga ky vlerësim, duke theksuar se edhe përfshirja mes kandidatëve ishte një çmim në vetvete.
“Mirëmbrëma, është një nder i vërtetë për mua ta marr këtë çmim. Vetëm fakti që isha mes kandidatëve ishte një çmim më vete. Prandaj, dua t’i përgëzoj edhe kandidatët e tjerë, të cilët e kanë merituar të jenë këtu”, deklaroi De la Fuente.
Ai theksoi se ky sukses është rezultat i punës së përbashkët të gjithë stafit dhe futbollistëve të kombëtares spanjolle.
“E shoh këtë si një arritje kolektive, të një grupi të mrekullueshëm lojtarësh dhe trajnerësh, më të mirëve në botë, nëse mund ta them kështu”, shtoi ai.
De la Fuente falënderoi gjithashtu Federatën Spanjolle të Futbollit, drejtuesit, stafin dhe familjen e tij për mbështetjen gjatë karrierës.
Në fund, trajneri spanjoll dha edhe një mesazh domethënës për të ardhmen:
“Suksesi nuk është qëllimi përfundimtar. Ky çmim nuk është një objektiv i arritur, por një motivim”.
Me këtë deklaratë, De la Fuente bëri të qartë se vlerësimin e fituar e sheh si shtysë për të vazhduar punën dhe për të synuar suksese të tjera me Spanjën. /Zëri

