Davina McCall ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram, teksa ka ndarë një fotografi me bikini rozë, duke treguar formën e saj fizike në moshën 58-vjeçare.
Prezantuesja britanike shijoi ditët e nxehta në kopshtin e shtëpisë së saj, ku u relaksua në diell me një akullore në dorë.
Krahas fotografisë, ajo shkroi: “Vetëm një 58-vjeçare që po jeton jetën e saj më të mirë”.
Postimi vjen pak kohë pasi Davina u kthye nga pushimet me bashkëshortin e saj, Michael Douglas, me të cilin u martua vitin e kaluar, shkruan DailyMail.
Ajo kishte ndarë edhe fotografi nga udhëtimi, duke shfaqur fizikun e saj të tonifikuar dhe duke e përshkruar pushimin si një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.
Dalja e saj plot energji vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Vitin e kaluar, Davina zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri, të cilin e kapi në fazë të hershme.
Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe radioterapisë parandaluese, ajo konfirmoi muajin e kaluar se kishte përfunduar trajtimin, duke e cilësuar atë si një moment shumë emocional.
Aktorja ka pranuar gjithashtu se kjo përvojë e ka bërë të rishikojë ritmin e jetës dhe të vendosë më shumë fokus te mirëqenia dhe familja. /Telegrafi/
