Vëllai i Jakup Krasniqit, Dauti, ka thënë se nuk i është lejuar askujt nga familjarët e tjerë që ta takojnë Jakup Krasniqin, raporton Zeri.info.
Ai para mediave ka thënë se ka qenë vajza e Jakup Krasniqit që i ka thënë se e kanë të ndaluar.
“Bac s’lejohet, se me ardhë veç na prishë punë. Atëherë i thashë, ‘jo na me prishë punë s’jemi këtu’”, tregoi Daut Krasniqi, raporton Zeri.info.
Ai po ashtu tregoi se gjendja shëndetësore e Sevdijes, bashkëshortes së Jakup Krasniqit, është mjaft e rëndë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

