KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

DASHURIA

DASHURIA

Poezi nga: Antoine Simon
Përktheu: Anton Papleka

Fjala dashuri
Meriton shumë më tepër sesa një shkronjë të madhe
Më shumë sesa një rimë të rëndomtë
Me rimën budallaqe “gjithnji”
Që është veç një pjesë e vockël e përjetësisë

Dashuria
Meriton shumë më tepër sesa takimet e rastit midis asaj dhe teje
Si të ishit fillikatë në botë
Duke e sfilitur butësisht njëri-tjetrin

Dashuria është shumë më e gjerë
Ajo meriton më shumë sesa ajo që ka ndodhur me të
Ajo mori shkëmbimesh të vogla
Midis njerëzish ku ti ndihesh në shoqëri të mirë
Ai derivat i mynxyrshëm
Kur e ashtuquajtura dashuri për të afërmin
Shndërrohet në përdëllim të rremë
Që shton pritjet për t’u kthyer prapë

Dashuria
Meriton më shumë sesa ata mëshirë
Që ngjall çdo dhimbje
Para se ta mbyllë derën sërish

Dashuria
Si një kalim midis dy brigjeve
Ulja e saj e detyruar në tokë
Kur gjithçka lahet mirë e mirë në ujë
Ku gjithçka çlodhet

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.