KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dashuria s’njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

Dashuria s’njeh moshë: 96-vjeçarja martohet me 18-vjeçarin

Një grua 96-vjeçare ka tërhequr vëmendjen në Meksikë, pasi është martuar me një djalë 18-vjeçar, duke krijuar një diferencë prej plot 78 vitesh mes tyre.

Martesa u zhvillua në shtetin Quintana Roo, në juglindje të Meksikës, dhe konsiderohet si një nga martesat me diferencën më të madhe në moshë të regjistruara në vend gjatë vitit 2025. Të dhënat janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Gjeografisë në Meksikë, por nuk janë bërë të ditura shumë detaje të tjera për çiftin.

Një tjetër martesë e pazakontë u regjistrua në Morelia, ku nusja ishte 96 vjeçe, ndërsa dhëndri 19 vjeç. Ndërkohë, në një ceremoni tjetër, dhëndri 90-vjeçar u martua me një vajzë 18-vjeçare, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Raste të tilla rikthejnë diskutimet mbi diferencat e mëdha në moshë në marrëdhënie. Një studim me 2,000 të rritur zbuloi se 71% e të anketuarve nuk e konsiderojnë problem diferencën e moshës, për sa kohë që partnerët kanë pjekuri dhe synime të ngjashme në lidhje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.