Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.
Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.
Dardanët po vazhdojnë përgatitjet me përkushtim dhe besim me synimin për të dhënë më të mirën në dy sfidat e fundit për këtë vit.
Kosova luan të shtunën ndaj Izraelit nga ora 15:00 në ‘Fadil Vokrri’, kurse tri ditë më vonë ballafaqohen me Irlandën në Dublin nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

