Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.
Për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares.
Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

