KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së

Nga 24 marsi deri më 6 prill 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhën kohore për zbatimin e normës preferenciale tatimore, të miratuar në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare të mbajtur dje, në periudhën nga 24 marsi (00:01) deri më 6 prill (24:00) 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftojnë nga DAP.

“DAP informon se të gjithë tatimpaguesit që kryejnë tregti me pakicë të karburanteve motorike dhe lubrifikantëve në dyqane të specializuara janë të detyruar të zbatojnë me kohë listën tarifore nga vendimi, pra të përshtatin sistemet fiskale, listat e çmimeve dhe faturimin, me qëllim që të llogarisin, regjistrojnë dhe shfaqin saktë normën preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej 10 përqind”, thuhet në deklaratën e DAP-it.

Nga DAP theksojnë se zbatimi i kësaj mase duhet të jetë konsistent dhe në përputhje me dispozitat ligjore. Drejtoria e të Ardhurave Publike do të kryejë kontrolle të përforcuara me qëllim sigurimin e përputhshmërisë së plotë, dhe do të merren masa të përshtatshme ligjore për çdo parregullsi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.