Pas reagimit të disa qytetarëve se nuk mund të skanojnë faturat e tyre sepse nuk mund të krijojnë një lidhje, Drejtoria e të Ardhurave Publike sot raporton se aplikacioni “TVSh-ja Ime” po përjeton ngadalësime të herëpashershme dhe se ekipet po punojnë për të zgjidhur problemin.
“Ju informojmë se aplikacioni “TVSh-ja Ime” aktualisht funksionon me ngadalësime të herëpashershme. Ekipet tona po punojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar arsyet dhe për të kapërcyer sfidat, me qëllim që të sigurojnë funksionimin e tij të qetë sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Qytetarët reaguan se në dy ditët e fundit nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë një lidhje për të skanuar faturat fiskale./Telegrafi/
