TË FUNDIT

    Banori i BBVK merr lajmin e hidhur, i vdes një familjare shumë e dashur për të

    February 6, 2023

    Tomë Gashi: Populli është me Albinin

    February 6, 2023

    Krasniqi: Nëse Kurti refuzon Asociacionin, Kosova izolohet, qeveria bie, kurse veriu mund të rebelohet

    February 6, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Dallimi i pagës mesatare në Kosovë me shtetet e Ballkanit
    Lajme

    Dallimi i pagës mesatare në Kosovë me shtetet e Ballkanit

    By A.JJanuary 23, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Tre vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre.

    Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë

    Monitor ka përpunuar të dhënat zyrtare të instituteve statistikore të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinës për pagat mesatare mujore bruto, të cilat janë të disponueshme deri në shtator të vitit 2022. Ndërsa Kosova, të dhënën e fundit të disponueshme ka fundin e 2021-t.

    Kjo pagë është krahasuar në vlerë nominale (e paindeksuar me inflacionin) me tremujorin e tretë 2019, përpara fillimit të pandemisë.

    Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj në fund të tremujorit të tretë 2022, ndonëse diferenca me vendet e tjera është ngushtuar, për shkak të rritjes më të ngadaltë (me rreth 14% nga shtatori 2019), sipas Zyrës së Statistikave të Malit të Zi.

    Serbia është vendi i rajonit që i ka rritur më shumë pagat gjatë kësaj periudhe, me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022, sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë.

    Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019, raporton zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut.

    Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjë Hercegovinës.

    Në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022, nga 440 tre vjet më parë, me një rritje prej rreth 19%, sipas INSTAT. (shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto në rajon – euro).





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Tomë Gashi: Populli është me Albinin

    February 6, 2023

    Krasniqi: Nëse Kurti refuzon Asociacionin, Kosova izolohet, qeveria bie, kurse veriu mund të rebelohet

    February 6, 2023

    Gashi: Nënshkrimi i Asociacionit prej Kurtit varet nga Erdogani

    February 6, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Tomë Gashi: Populli është me Albinin

    By A.JFebruary 6, 20230

    Avokati Tomë Gashi iu ka reaguar të gjithë ktitikëve duke thënë se populli i Kosëvs…

    Krasniqi: Nëse Kurti refuzon Asociacionin, Kosova izolohet, qeveria bie, kurse veriu mund të rebelohet

    February 6, 2023

    Gashi: Nënshkrimi i Asociacionit prej Kurtit varet nga Erdogani

    February 6, 2023

    Ymeri: Njohja në planin evropian mungon, Kurti duhet të na tregojë pse

    February 6, 2023

    TË TJERA

    Banori i BBVK merr lajmin e hidhur, i vdes një familjare shumë e dashur për të

    February 6, 2023

    Del audio, Zhaklin Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar

    February 6, 2023

    Iliri futet në shtëpinë e BBVA, ja mesazhi i papritur që i jep Luizit

    February 6, 2023

    Tërmeti në Turqi, Rama: Një mision shpëtimi niset sot nga Shqipëria në Turqi

    February 6, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Banori i BBVK merr lajmin e hidhur, i vdes një familjare shumë e dashur për të

    February 6, 2023

    Tomë Gashi: Populli është me Albinin

    February 6, 2023

    Krasniqi: Nëse Kurti refuzon Asociacionin, Kosova izolohet, qeveria bie, kurse veriu mund të rebelohet

    February 6, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.