Dakota Johnson tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante dhe më pas me një fustan të prerë, ndërsa mori pjesë në darkën vjetore “Caring For Women” të Fondacionit Kering në New York.
Aktorja 36-vjeçare u shfaq me një fustan të zi me prerje të guximshme, që linte të dukej një pjesë e anës së gjoksit, duke sjellë një ndryshim nga pamja e saj elegante e mëparshme.
Në event u shfaq edhe Pamela Anderson, 59 vjeçe, e cila zgjodhi një fustan të gjatë të zi, të ngushtë pas trupit dhe me një çarje shumë të lartë anësore, duke vënë në pah këmbët e saj, shkruan DailyMail.
Salma Hayek, e cila festoi së fundmi 60-vjetorin, u paraqit me një fustan elegant që theksonte figurën dhe me dekolte të hapur. Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, François-Henri Pinault.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe Rita Ora, e cila zgjodhi një fustan të zi prej lëkure krokodili.
Gala e pestë e Fondacionit Kering synon mbledhjen e fondeve për organizatat që luftojnë dhunën me bazë gjinore.
Në vitin 2025, eventi mblodhi mbi 4.5 milionë dollarë (rreth 3.8 milionë euro) për këtë kauzë. /Telegrafi/

