TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»​Daka: Bojkotimi i serbëve e vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve në veri
    Lajme

    ​Daka: Bojkotimi i serbëve e vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve në veri

    By A.JApril 23, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, thotë se bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët në katër komunat veriore, po e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e procesit të sotëm zgjedhor.

    Ajo thotë se nëse kryetarët e zgjedhur në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nuk mund të marrin detyrën brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve, duhet të shpallen përsëri zgjedhjet e reja.

    Daka: Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët në veri, vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve

    “Qytetarët serbë që atje janë shumicë me të drejtë vote thjesht i kanë bojkotuar këto zgjedhje dhe nuk kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet që janë organizuar nga institucionet kosovare… Vihet në pikëpyetje legjitimiteti dhe sa do të jetë ai kryetar apo kryetare të pranuar nga vet qytetarët e këtyre katër komunave”, thotë ajo.

    Sipas saj, mesazhi i qytetarëve serbë në veri me bojkotimin e zgjedhjeve është se nuk do t’i pranojnë kandidatët që i fitojnë zgjedhjet.

    Daka: Mesazhi i qytetarëve në veri është se nuk i pranojnë kandidatët që i fitojnë zgjedhjet

    “Nëse ata kryetarë janë zgjedhur prej një përqindje të themi hipotetikisht 1 për qind, atëherë është në pikëpyetje se kryetar të kujt janë dhe kënd e përfaqësojnë, pasi gjithmonë duhet të kemi parasysh se kryetari i komunës është i pari në atë komunë dhe pretendohet se ai punon për mirëqenien e qytetarëve atje. Natyrisht se qytetarët duhet të kenë një adresë se ku mund të drejtohen në lidhje me problemet e tyre dhe pengesat e tyre të përditshme. Në këtë rast nëse shumica e qytetarëve absolute kanë refuzuar që të dal dhe të votojë ata e përcjellin një mesazh se nuk janë të interesuar për ata kandidatë dhe nuk do t’i pranojnë kandidatët që i fitojnë këto zgjedhje”, shton ai.

    Në anën tjetër, Daka për KosovaPress tregon edhe afatet ligjore për konstituimin e asambleve komunale dhe betimin e kryetarëve të komunave që fitojnë mandatet.

    Daka: Nëse ata kryetarë nuk munden të marrin detyrën, duhet të shpallen përsëri zgjedhjet

    “Ka një afat se kur do të konstituohen asambletë, aty ku s’ka asamble dhe pastaj kryetarët që të marrin detyrën duhet të japin betimin para atyre asambleve, ku duhet të ketë kuorum. Tash ato janë të gjitha të përcaktuara në ligjin për qeverisjen lokale dhe në momentin që ata kryetar nuk mund të marrin detyrën, jemi përsëri në pikën zero…Nëse ata kryetar nuk munden të marrin detyrën ligjërisht atëherë i bie që ato komuna përsëri nuk kanë kryetar dhe duhet të shpallen përsëri zgjedhje të tjera”, thekson ajo.

    Në lidhje me procesin zgjedhor në tërësi në veri, Daka thotë se i njëjti ka qenë në rregull si ligjërisht dhe teknikisht.

    Ajo deklaron se rezultatet zgjedhore do të dalin gjatë mbrëmjes sotme nga KQZ-ja.

    Daka: Procesi zgjedhor në veri ka qenë në rregull

    “Procesi si proces ka qenë në rregull. Ligjërisht dhe teknikisht është organizuar ashtu sic parashihet me Ligjin për zgjedhjet lokale. Teknikisht, tanimë KQZ-ja e ka ekspertizën që moti dhe nuk e ka pasur shumë problem me organizuar…Ligjërisht është e mundur që edhe me një pjesëmarrje shumë të ulët të kemi rezultate zgjedhore dhe me siguri do t’i kemi sonte”, thotë ajo.

    Tashmë janë mbyllur 19 qendrat e votimit të zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe sipas KQZ-së, kanë votuar 1567 qytetarë, nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x