KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dafina Zeqiri takohet me Kurtin: Shumë ma ‘cool’ qenke live

Dafina Zeqiri takohet me Kurtin: Shumë ma ‘cool’ qenke live

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ishte e pranishme së fundmi për të takuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Një video e publikuar nga momenti i takimit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer menjëherë në virale.

Në video shihet Kryeministri Kurti duke i dhuruar një dhuratë Dafinës, ndërsa ajo i zgjat dorën dhe i thotë me humor: “Shumë ma cool qenke live”.

Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe komentuesve.

Kurti gjithashtu ishte i pranishëm në natën e parë të koncertit të Dafinës, duke treguar mbështetje për këngëtaren shqiptare në një nga performancat më të pritura të saj.

Ky takim ndërthur muzikën dhe politikën në një moment të veçantë, që ka marrë reagime të ndryshme nga publiku, por mbi të gjitha ka treguar një atmosferë të relaksuar dhe miqësore mes yllit të muzikës dhe udhëheqësit të vendit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.