Sot në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës pritet të votohet Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, merr vesh se kryesuesja e këtij bordit është Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Anëtar i bordit, Ahmet Ismajli (përfaqësues i Ministria e Financave nga thesari), anëtar Fahri Shabani (nga Asociacioni i Komunave) e Muhamedali Kodra (nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve), Agreta Gecaj-Gashi (anëtare e bordit të ShSKUK-së), Kastriot Meqa (përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës), Klit Shala (përfaqësues i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale).
Vlen të theksohet se tash e 1 vit e gjysmë nuk ka pasur bord të FSSh-së.