Aktorja Cynthia Erivo ka reaguar ndaj thashethemeve që qarkullojnë për raportin e saj me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ka bashkëpunuar në filmin “Wicked”.
Dyshja, e cila interpretoi rolet kryesore në adaptimin filmik të muzikalit të njohur, ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë promovimit të filmit dhe paraqitjeve të përbashkëta publike.
Megjithatë, një pjesë e fansave kanë nisur të dyshojnë se marrëdhënia e tyre nuk është aq e afërt sa është dukur, duke nxitur spekulime në rrjetet sociale.
Cynthia dhe Ariana
Erivo ka theksuar se perceptimet e publikut shpesh nuk përputhen me realitetin, duke shtuar se njerëzit që nuk e njohin nga afër krijojnë versione të ndryshme për jetën e saj personale.
Ajo u shpreh se kur dikush është vërtet mik i saj, atëherë është i tillë pa dyshim, ndërsa në të kundërtën nuk ekziston një marrëdhënie e tillë.
Aktorja shtoi gjithashtu se ajo dhe Ariana Grande vazhdojnë të komunikojnë shpesh dhe të kenë një raport të mirë edhe pas përfundimit të xhirimeve.
Ndërkohë, edhe artistja ka folur më herët për marrëdhënien e tyre, duke thënë se gjatë punës në “Wicked” janë kujdesur për njëra-tjetrën dhe kanë pasur një bashkëpunim shumë të afërt dhe të veçantë. /Telegrafi/
Cynthia dhe Ariana
