KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çun Lajçi i kërkon Ramës të largohet: Ikja është shpëtimi, nuk ke rrugë tjetër

Çun Lajçi i kërkon Ramës të largohet: Ikja është shpëtimi, nuk ke rrugë tjetër

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga posti, në një shkrim të publikuar më 18 tetor.

Në reagimin e tij, Lajçi kritikon mënyrën se si Rama po përballet me protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për dhunën, përplasjet dhe pamjet e protestuesve të lënduar.

Aktori e përshkruan si shqetësuese situatën në kryeqytetin shqiptar, duke përmendur gurët e hedhur gjatë protestave, tymueset dhe përdorimin e mjeteve të forcës nga policia.

“Ç’të duhet Evropa pa Shqipni e pa shqiptarë? A duhet të vriten gjithë ata djem me maska që ti të shkosh n’Evropë? Pse duhet të derdhet gjaku për ty?”, shkruan Lajçi.

Ai kritikon gjithashtu deklaratat që ia atribuon Ramës për votat e fituara dhe autoritetin e tij si kryeministër, duke vënë në pikëpyetje koston që, sipas tij, po paguajnë qytetarët për shkak të përplasjeve politike.

“Po m’vjen keq, Ed, por mue po m’dhemb zemra kur po i shoh fëmijët e përgjakun. Kur po e shoh Tiranën të djegun. Kur po i shoh sheshet me gurë”, shprehet aktori.

Në fund të reagimit, Lajçi i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit shqiptar, duke i kërkuar të largohet nga detyra dhe duke pretenduar se Shqipëria mund të vazhdojë edhe pa të.

“Ikja asht shpëtimi. Nuk ke rrugë tjetër”, përfundon ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.