KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çuçul: Deri në muajin tetor Antikorrupsioni ka formuar mbi 800 lëndë ku ka dyshime për korrupsion

Çuçul: Deri në muajin tetor Antikorrupsioni ka formuar mbi 800 lëndë ku ka dyshime për korrupsion

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në Tv Shenja, ka bërë të ditur se deri në muajin tetor janë formuar mbi 800 lëndë.

Ai theksoi se Komisioni ka shtuar aktivitetin në shqyrtimin e lëndëve dhe miratimin e vendimeve, ndërsa një pjesë e rasteve janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

“Kemi formuar mbi 800 lëndë, edhe atë deri në muajin tetor. Do të thotë, numri i lëndëve është rritur ndjeshëm, ndërsa njëkohësisht është përforcuar ndjeshëm aktiviteti i Komisionit në shqyrtimin e atyre lëndëve dhe miratimin e vendimeve.

Veçmë kemi miratuar 720, përkatësisht 730 vendime, të cilat janë procesuar dhe publikuar në ueb-faqen tonë. Njëkohësisht, kemi lëshuar mbi 400 kundërvajtje për shkeljen e dispozitave kundërvajtëse nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

Po ashtu, kemi përcjellë 11 iniciativa në Prokurori, ku kemi konstatuar dyshime për kryerjen e veprës penale, si dhe rreth 10 raste që janë dorëzuar për veprim kompetent të Prokurorisë, për të vlerësuar nëse eventualisht është kryer vepër penale”, deklaroi Çuçul.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.