Gardiani i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka refuzuar ta konsiderojë Barcelonën favorite në El Clasicon e kësaj fundjave në La Liga.
Ndonëse katalunasit kanë nëntë fitore nga nëntë xhirot e para, belgu nuk u dha.
“Barcelona favorite në El Clasico? Në fund të fundit, nuk mund ta dish kurrë derisa të luhet ndeshja”, tha Courtois.
“Mendoj se jemi në formë të mirë dhe kemi besim te vetja. Shanset janë 50 me 50, gjithmonë.”
Burimi: klankosova.tv ↗

