KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Courteney Cox dhe Johnny McDaid ndahen pas më shumë se një dekade lidhjeje

Courteney Cox dhe Johnny McDaid ndahen pas më shumë se një dekade lidhjeje

Courteney Cox dhe muzikanti i grupit “Snow Patrol”, Johnny McDaid, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku, sipas raportimeve të mediave të huaja.

Sipas Daily Mail, çifti u nda në fund të vitit të kaluar në mënyrë miqësore.

Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se ndarja nuk ka qenë konfliktuale, por erdhi si rezultat i faktit se ata tashmë po jetonin ‘jetë të ndryshme’.

Courteney Cox dhe Johnny McDaid

Një mik i afërt i çiftit është shprehur se Johnny vazhdon të ketë respekt të madh për Courteneyn dhe se marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë.

“Ata patën një lidhje shumë të thellë, janë ende miq të ngushtë dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin”, ka thënë burimi.

Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “Friends” dhe McDaid u njohën në vitin 2013 gjatë një feste në shtëpinë e Cox.

Çifti u fejua në vitin 2014, por një vit më vonë vendosi t’i jepte fund fejesës.

Courteney Cox dhe Johnny McDaid

Megjithatë, ata u ribashkuan në vitin 2016, me Courteney që kishte deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte bërë më e fortë dhe ndryshe pas rikthimit.

Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar, raportimet sugjerojnë se ndarja ka ndodhur në mirëkuptim të plotë dhe se të dy vazhdojnë të ruajnë respektin dhe miqësinë që kanë ndërtuar gjatë viteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.