Como ka shënuar fitore të merituar 2-0 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e xhiros së tetë në Serie A.
Protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi grek Tasos Douvikas, i cili realizoi të dy golat në pjesën e dytë, në minutat 49 dhe 60.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë gjatë ndeshjes dhe me këtë fitore ngjiten në pozitën e katërt me 17 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Como do të luajë në udhëtim ndaj Torinos, ndërsa Sassuolo do ta presë Lazion.
Burimi: klankosova.tv ↗

