KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Como e pamëshirshme në Ligën e Kampionëve, ia shënon nëntë gola Lensit

Como e pamëshirshme në Ligën e Kampionëve, ia shënon nëntë gola Lensit

Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së Ligës të Ligës së Kampionëve.

Faktikisht, skuadra italiane ishte aq e pamëshirshme, ku iu shënoi plot nëntë gola.

Anastasios Douvikas pas vetëm shtatë minutave lojë i dha epërsinë Comos, ndërsa pak më vonë përfitoi nga asistimi i Valle për të dyfishuar epërsinë (32’).

Për golin e tretë u përkujdes Nico Paz me një gol të bukur, ku e la portierin të shtangur (40’).

I njëjti ritëm vazhdoi edhe në 45 minutat e dytë. Lucas da Cunha e shënoi golin e katërt pas bashkëpunimit me Paz (47’).

Gjashtë minuta më vonë, Kempf shënoi golin e pestë pas harkimit të Milla, ndërsa pas dy minutave të tjerë, Douvikas kompletoi het-trikun (57’).

Për golin e shtatë u përkujdes Mattia Liberali (62’). Lens pastaj shënoi golin e nderit falë Aguilar (65’), mirëpo Baturina katër minuta më vonë e dërgoi rezultatin në 1-8 (69’).

Goditjen finale në fund ia dha Matteo Papaccioli (90+2’).

Kësisoj, Como mbledh nëntë pikë ndërsa Lens mbetet me tre sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.