KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

CNN: Netanyahu vizitoi fshehurazi të dielën Emiratet e Bashkuara Arabe

CNN: Netanyahu vizitoi fshehurazi të dielën Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar të dielën në mënyrë të fshehtë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, sipas një burimi izraelit të cituar nga CNN.

Sipas burimit, Irani ishte tema kryesore e diskutimeve, në një kohë kur bashkëpunimi i sigurisë mes Izraelit dhe Emirateve është forcuar ndjeshëm.

Zyra e kryeministrit izraelit nuk e ka konfirmuar vizitën, ndërsa edhe autoritetet e Emirateve nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

Vizita e raportuar vjen rreth një muaj para zgjedhjeve të 27 tetorit në Izrael dhe në një periudhë kur Netanyahu po përballet me polemika të reja lidhur me paralajmërimet e pretenduara për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Sipas raportimeve të disa mediave, Emiratet dhe Egjipti mund ta kenë paralajmëruar Izraelin për një sulm të mundshëm nga Gaza përpara 7 tetorit.

Netanyahu i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe politike.

Ndërkohë, kundërshtarët e tij i kanë përdorur këto raportime për të kërkuar përgjegjësi për dështimet që i paraprinë sulmit.

Izraeli dhe Emiratet kanë forcuar bashkëpunimin e tyre të sigurisë gjatë konfliktit me Iranin.

Sipas raportimeve, Izraeli madje ka vendosur sistemin mbrojtës Iron Dome në Emirate.

Netanyahu nuk ka realizuar deri tani asnjë vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe që të jetë bërë publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.