TË FUNDIT

    Zëdhënësi i VV-së mundohet ta arsyetojë Kurtin që lartësoi Ivanoviqin, akuzon mediat

    January 17, 2023

    “Çnjohja” nga Togo, Hoxhaj akuza diplomacisë: As s’i vizitojnë shtetet, as s’ua dijnë flamujt

    January 17, 2023

    Glorifikimi i Kurtit për Ivanoviqin, Hoti: Ata që ndryshojnë qëndrimet janë mashtrues

    January 17, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»“Çnjohja” nga Togo, Hoxhaj akuza diplomacisë: As s’i vizitojnë shtetet, as s’ua dijnë flamujt
    Lajme

    “Çnjohja” nga Togo, Hoxhaj akuza diplomacisë: As s’i vizitojnë shtetet, as s’ua dijnë flamujt

    By A.JJanuary 17, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka shkruar për tërheqjen e njohjes nga Togo, gjë për të cilën kishte punuar vet që ta siguronte sa ishte ministër i jashtëm.
    Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se “kur një shtet në rrafshin bilateral e tërheq njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit, sikurse Togo dje, duke marr vendim politik, përcjellë qëndrim me shkrim përmes notës verbale dhe lëshon komunikatë publike në Beograd, është goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë dhe një skandal i madh i politikës të jashtme të dështuar të Kosovës.”.

    “Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre! Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

    Ky është shkrimi i plotë:

    Njohja e shtetit është një akt politik dhe legal kur një shtet vendos për ta njohur një shtet të ri – sikurse Togo që njohu Kosovën më 2 korrik 2014, pas vizitës që i kisha bërë Togos si ministër i jashtëm më 20 janar 2014.

    Me njohje shtetet gëzojnë të drejtën të vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtete të tjera – sikurse ndodhi me 21 korrik. Pak javë pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, kisha nënshkruar në Prishtinë së bashku me ministrin e jashtëm të Togos marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve.

    Njohja është një parakusht bazik që të nënshkruhen marrëveshje dy apo shumëpalëshe dhe që një vend të merr mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – sikurse e ka mbështet Togoja shtetin tonë!

    Kur një shtet në rrafshin bilateral e tërheq njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit, sikurse Togo dje, duke marr vendim politik, përcjellë qëndrim me shkrim përmes notës verbale dhe lëshon komunikatë publike në Beograd, është goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë dhe një skandal i madh i politikës të jashtme të dështuar të Kosovës.

    Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre! Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj!

    Sa kam qenë ministër i jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete. Sot, qeveria duhet të sqarojë nëse Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe Ministra e jashtme për këtë dështim!

    E nëse mendoni që po flas sepse jam opozitë dhe jo nga keqardhja për goditjen që po e pëson Kosova, jam i gatshëm të jem edhe më konkret rreth kësaj teme, duke nxjerr liderët institucional gënjeshtarët e mirëfilltë, të tillë sikurse ishin dhe janë! Ata nuk kanë nevojë ta nxjerrin inatin dhe mllefin përbrenda që kanë kundër opozitës brenda Kosovës, por duhet të heqin dorë nga betejat e humbura të fëmijërisë politike, por të hartojnë një strategji dhe plane në luftë të eger diplomatike të Serbisë kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës!.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Zëdhënësi i VV-së mundohet ta arsyetojë Kurtin që lartësoi Ivanoviqin, akuzon mediat

    January 17, 2023

    Glorifikimi i Kurtit për Ivanoviqin, Hoti: Ata që ndryshojnë qëndrimet janë mashtrues

    January 17, 2023

    PSD nesër do të mbajë një aksion simbolik para qeverisë

    January 17, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Zëdhënësi i VV-së mundohet ta arsyetojë Kurtin që lartësoi Ivanoviqin, akuzon mediat

    By A.JJanuary 17, 20230

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka folur pas reagimeve të shumta ndaj deklaratave…

    “Çnjohja” nga Togo, Hoxhaj akuza diplomacisë: As s’i vizitojnë shtetet, as s’ua dijnë flamujt

    January 17, 2023

    Glorifikimi i Kurtit për Ivanoviqin, Hoti: Ata që ndryshojnë qëndrimet janë mashtrues

    January 17, 2023

    PSD nesër do të mbajë një aksion simbolik para qeverisë

    January 17, 2023

    TË TJERA

    Rama jep lajmin: Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët

    January 17, 2023

    Publikohet video/ Momenti kur Kejvina godet Luizin shuplakë gjatë spektaklit

    January 17, 2023

    Fero bie në prangat e Policisë në kufi, kërkohej që një muaj për gjuajtje me armë

    January 17, 2023

    Mjekët kërkojnë që koeficienti të jetë 132 euro

    January 16, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Zëdhënësi i VV-së mundohet ta arsyetojë Kurtin që lartësoi Ivanoviqin, akuzon mediat

    January 17, 2023

    “Çnjohja” nga Togo, Hoxhaj akuza diplomacisë: As s’i vizitojnë shtetet, as s’ua dijnë flamujt

    January 17, 2023

    Glorifikimi i Kurtit për Ivanoviqin, Hoti: Ata që ndryshojnë qëndrimet janë mashtrues

    January 17, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.