KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Cllevio lirohet nga burgu, lajmërohet ‘live’ në TikTok

Cllevio lirohet nga burgu, lajmërohet ‘live’ në TikTok

Është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio.

39-vjeçari po vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2025, kohë kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas materialit, Ahmeti ka vuajtur dënimin për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë, akuza që lidhen me konfliktin e tij me reperin Rigels Rajku (Noizy).

Lirimi i Cllevios është konfirmuar edhe nga vetë reperi, i cili menjëherë pas daljes ka hyrë LIVE në TikTok, duke publikuar një video dhe duke komunikuar drejtpërdrejt me ndjekësit.

Ngjarja ka marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar menjëherë, ndërsa pritet të shihet nëse reperi do të bëjë një deklaratë më të gjatë për periudhën e qëndrimit në burg dhe planet e tij pas lirimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.